‘Grupi i vdekjes’ për Real Madridin dhe Barcelonën, ja kundërshtarët më të fortë!

Real Madrid dhe Barcelona sot mësojnë kundërshtarët në fazën e grupeve në Champions League.

Dy prej top favoritëve, Real Madrid dhe Barcelona janë në vazon e parë por rrezikojnë të përfundojnë në ndonjë të ashtuquajtur ‘Grup i vdekjes’.

“Marca” shkruan se dy gjigantët e La Ligës në opsionin më të keq mund të gjenden në grup me Borussia Dortmund, Liverpool dhe Inter.

Edhe ekipet tjera spanjolle si Atletico Madrid e Valencia rrezikojnë të ndeshen me kundërshtarë të fortë.