Arsenal armesh, arrestohen 16 persona për trafik

Policia e Kosovës, pas hetimeve intensive, në katër zona të rajonit të Prishtinës, dy zona të Gjilanit dhe 16 zona të Ferizajt, ka zhvilluar operacionin një operacion, i cili ka rezultuar me arrestimin e 16 personave të dyshuar për trafikim me armë.

Njësitet policore në njëzet e dy zona, kanë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve.

Gjatë këtij operacioni policor, janë sekuestruar provat materiale 19.000 euro para kesh, tre armë të gjata, 17  armë të shkurta kalibri i ndryshëm, 2850 fishekë kalibri të ndryshëm, 20 karikatorë, një pasaportë bullgare, tre telefona dhe dokumente tjera që vlejnë për procedurë të mëtejme gjyqësore.

Personat e dyshuar, në bazë të vendimit të prokurorit dërgohen në mbajtje.