Dani Alves ndryshon numrin e fanellës, sezonin tjetër do të mbajë...

Ylli i Paris Saint-Germain, Dani Alves ka ndryshuar numrin e skuadrës për sezonin e ri.

Mbrojtësi 35-vjeçar tani do të veshë nr. 13 në vend të nr. 32 që ka mbajtur sezonin e kaluar.

Alves zbuloi se këtë ndryshim e bëri në nder të legjendës braziliane dhe katër herë kampionit të botës, Mario Zagallo.

 “Gjithmonë kam dashur të ndryshoj numra dhe të nderoj njerëz që, në një mënyrë, më kanë frymëzuar dhe kanë pasur kuptim në jetën time.“Këtë herë, e kam ndryshuar për idhullin tonë – të paharrueshmin Zagallo.”, shpjegoi ai.

Alves do të veshë fanellën me nr.13 për nder të Zagallo-s dhe thuhet se e ka konsideruar si numër fati gjatë gjithë karrierës.