Çfarë duhet të prisni nga shorti i grupeve në Champions League?

Ditën e sotme në orën 18:00 do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions Leagues e cila do të përcaktojë edhe përballjet për sezonin e ri në eventin madhështor të klubeve europiane.

Të martën dhe të mërkurën u përcaktuan edhe 6 fituesit e çifteve të fazës “Play Off” duke kompletuar në këtë mënyrë 32 ekipe që do të ndahen në katër vazo.

Në vazon e parë vendosën kampionët e ligave përkatëse dhe fituesi i trofeut në sezonin e kaluar. Në këtë vazo janë skuadrat aktualisht më të fuqishme, por edhe në tri të tjerat ka mjaft ekipe të komplikuara.

Ndeshjet e para të grupeve për sezonin e ri në Champions League do të luhen më 18 dhe 19 shtator.