Zyrtare: Reali bën goditjen e madhe në merkato

Real Madrid ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Mariano Diaz, nga Lyon.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, klubi madrilen është shprehur se ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeç.

“Real Madridi C. F. dhe Olympique Lyonnais kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Mariano, i cili mbetet i lidhur me klubin për pesë sezonet e ardhshme.

 Lojtari do të paraqitet këtë të premte, më 31 gusht, në ora 13:30, në Santiago Bernabéu”.

Diaz ka qenë pjesë e akademisë së Realit deri vitin e kaluar ku u transferuar në Francë.

Ai i ka impresionuar të gjithë me performancën e tij në League 1, dhe Lopetegui vendosi ta rikthejë.

25 vjeçari ka shënuar 21 gola në 45 ndeshje sezonin e kaluar.