Arjola Shehu ikën nga TV Klani në Top Channel? Ja çfarë thotë vetë moderatorja

Ditën e sotme u përhap lajmi se moderatorja e njohur e Tv Klan, Arjola Shehu, do të lëvizë këtë sezon të ri në Top Channel. Megjithëse i mohoi këto lajme, ajo u kap mat ditën e djeshme në ambjentet e ‘Top Channel’ dhe të gjithë dyshuan se po lidh një kontratë të re.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, Arjola ka reaguar për herë të parë në profilin e saj në Instagram. Ajo ka publikuar një foto ku shkruan “Ndoshta është thjesht një thashethem.” Me këtë postim, Arjola i ka lënë të gjithë në dyshime se ku do ta shohim sërish këtë sezon të ri.