Roma tenton të tallet me Interin, por e pëson si mos më keq

Të gjithë e dimë se media sociale dominon jetët tona. Është rreth e qark nesh, për disa madje, është kthyer në një formë komunikimi me njerëz të tjerë.

Epo, në botën e futbollit, platformat e mediave sociale si Tëitter janë shfrytëzuar për të zyrtarizuar blerjet, formacionet dhe gjëra të tjera. Gjithsesi, një shkëmbim i shkurtër mesazhen mes Roma-s dhe Marseille ka përfshirë edhe Inter-in.

Të martën, Marseille shpalli blerjen e Strootman, duke krijuar edhe një video për prezantimin.

Media sociale e Roma-s e vlerësoi videon, duke shtuar se nuk është aq e keqe sa ajo e Inter.

Aty filloi lufta, teksa Inter kundërpërgjigjet menjëherë me një foto të një faqeje Youtube ku nuk punon me linku, me mbishkrimin “Na pëlqeu shumë prezantimi i Malcom.”