VIDEO/ E tërbuar i shkatërron ‘Benz’-in të dashurit, ja arsyeja

Një vajzë e inatosur ka shkatërruar “Benz”-in e të dashurit të saj, pasi mendonte se e kishte tradhtuar.

Ngjarja ka ndodhur në Kenia, një nga vendet më të varfra të Afrikës.

Në video, gruaja e veshur me një fustan të shkurtër të kuq është parë duke thyer xhamin e një “Mercedes Benz” që është parkuar pranë apartamenteve.

Zonja e re, e cila është identifikuar si Cynthia Keru nga Mombasa, godet vazhdimisht xhamin e mjetit.

Ajo pastaj është kapur nga dy burra duke e larguar prej andej.

Një grua që po regjistronte gjithë incidentin në telefon nga ballkoni i banesës së saj dëgjohej vazhdimisht duke komentuar "wouu" sa herë që vajza godet makinën.