Pasi pranoi origjinën, aktori i njohur turk tregon sa i lidhur është me traditat shqiptare

Can Yaman është një ndër artistët më të përfolur të momentit në shtetin turk.

Aktori së fundi ka pranuar se është me prejardhje shqiptare duke folur për mediet e Turqisë.

Yaman publikoi një video në llogarinë personale në Instagram kur përgjigjet në disa pyetje interesante.

I pyetur se kë zgjedh midis ushqimit italian dhe atij shqiptar, Yaman ka zgjedhur ushqimin tonë.

Can u bë më i njohur për publikun shqiptar me rolin në serialin “Erkenci Kus”.