Efektet e Brexit/ Futbollistët në Angli ‘strategji’ për të mbrojtur pagat e tyre nga rënia e paundit

Vendimi i britanikëve për të dalë nga Bashkimi Europian ka prekur edhe sportin më popullor në botë, futbollin. Futbollistët ndërkombëtarë që luajnë në Premier Ligën Angleze janë duke ndërmarrë hapa për të mbrojtur pagat e tyre nga efektet e Brexit për shkak të rënies së paundit.

Klubet më të mëdha të futbollit në Angli kanë marrë këshilla lidhur me ndikimin që ka largimi i Britanisë nga BE në përpjekjet e tyre për të nënshkruar, pasi yjet jashtë shtetit po ndjekin ‘strategji’ për të menaxhuar rënien e paundit kundrejt euros.

Argentex, një kompani e tregtimit të monedha e specializuar në tregun e sporteve, tha se kishte pasur një rritje prej 43 për qind të vëllimit të monedhës që u mbulua nga konsumatorët e saj sportiv që nga votimi i marrëveshjes.

Kompania lejon individët dhe kompanitë të bllokojnë kursin aktual të këmbimit për disa muaj, duke paguar një pagesë prej 1-3 për qind të totalit të mbrojtur. Sipas Argentex, më shumë se 100 milionë dollarë nga klientët, të cilët përfshijnë futbollistë dhe organizata të tjera sportive ishin mbrojtur që nga viti 2016.

“Në Premier League, shtetasit e huaj nga 65 vende përbëjnë 70 për qind të lojtarëve, më e larta në çdo ligë në botë”, tha Jon Goss, kreu i partneriteteve në Argentex.

Sipas tij, në një ligë të tillë të larmishme do të thotë se kjo përdoret shpesh si ‘mekanizëm mbrojtës’, duke shtuar se ‘lojtarët riatdhesojnë pagat e tyre në vende të ndryshme si dhe blerjen e aseteve e mallrave jashtë shtetit.’

Sterlina ka rënë 14 për qind kundrejt euros që nga votimi i Brexit, ndonëse rënia më e madhe u regjistrua në muaj e parë pas referendumit. Megjithatë, monedha britanike në tre muaj e fundit ka pësuar një rënie prej 3 për qind.

Ekzekutivët në klubet më të mëdha angleze të futbollit thonë se në mënyrë rutinore mbrohen nga luhatjet e monedhës, duke fituar euro për të luajtur në kompeticionet europiane dhe dollarë nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Vitin e kaluar, Manchester United, klubi më i pasur në botë në aspektin e të ardhurave, tha se nënshkrimet e reja nga jashtë kishin filluar të kërkonin të paguheshin në euro dhe jo në sterlina. Por, klubi nuk pranoi kërkesa të tilla pasi nuk kishte monedha të mjaftueshme./ SCAN