Turqia dhe Greqia ‘përplasin brirët’, Ankaraja do ndërtojë bazë ushtarake në veri të Qipros

Turqia ka në plan të ndërtojë një bazë detare në veri të Qipros turke,tha të martën gazeta Yeni Safak.

Gazeta, e cila është e lidhur ngushtë me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se marina turke tashmë ka paraqitur një kërkesë në Ministrinë e Jashtme për të filluar procedurat për të gjetur një vend "të përshtatshëm" në ishull për të ndërtuar bazën.

Gazeta tha se baza ishte e nevojshme pasi vendet e tjera - duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Spanjën, Italinë, Kanadanë, Danimarkën, Portugalinë, Belgjikën, Gjermaninë dhe Greqinë - po përdorin luftën në Siri si pretekst për të ruajtur një prani në Mesdheun Lindor .

Analistët thonë se nëse konfirmohet raporti, kjo mund të komprometojë përpjekjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth Qipros, shkruan gazeta greke Ekathimerini. Përgatiti SYRI.net