FOTO/ Granit Xhaka merr një dhuratë të veçantë nga Noizy, e vesh gruaja e tij!

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita Lekaj janë tejet aktiv në rrjete sociale.

Ata publikojnë imazhe dhe video nga më të ndryshmet dhe falë tyre kanë tërhequr vëmendjen edhe të shtypit rozë.

Së fundmi, Graniti ndau një foto në Instagram pranë bashkëshortes teksa ka falënderuar reperin shqiptar, Noizyn për bluzën që i kishte dhuruar, e cila ishte e markës së reperit të njohur shqiptar "Ilyrian Bloodline".

“Faleminderit vëllaut tim”, ka shkruar Graniti pë dhuratë, e cilën e kishte veshur gruaja e tij Leonita..

Xhaka ka qenë fokus i mediave gjatë kohës së Kampionatit Botëror ‘Russia 2018’, me golin e shënuar kundër Serbisë, ndërsa Noizyt po ecën shumë mirë jo vetëm karriera muzikore, por edhe bizneset e tij, si lokalet e njohur dhe linja e veshjes "Ilyrian Bloodline".