Zjarr pranë fushës së mbeturinave në Velipojë, era e shpërndan në shkurret dhe bimët pranë

Një zjarr ka rënë në Velipojë në zonën e Pulave. Zjarri është ndezur pranë një zone ku hidhen mbeturina. Flakët janë favorizuar nga era dhe janë shpërndarë në shkurre dhe bimë aty pranë.

Për të neutralizuar flakët ka shkuar një zjarrëfikëse e stacioni të Velipojës, ndërsa dy të tjera janë nisur nga Shkodra si dhe mjeti  ndërmarrjes së ujësjellësit.