Protesta dhe Referendum kundër tregtarëve të Kosovës

Kush u ka thënë këtyre tipave së Kosova është prona e tyre? Nëse duan le të shesin dhe shkëmbejnë me serbët shtëpitë, pronat apo tokat e veta. 
Toka e një shteti nuk mund të nxirret ne pazar. Nuk mundet dot askush me injoru një popull. Nuk mund të vendosë politika dhe media për çështje të tilla por populli me referendum.

Në çdo vend demokratik pyetet populli edhe për çeshtje të vogla; jo më për këtë vendim që prek shqiptarët kudo ku janë. 

Njerëzit nuk duhet të mashtrohen pasi asnjë njëri normal nuk beson se Serbia po i fal diçka shqiptarëve. Perkundrazi, e verteta është se me shqiptaret po tallen pasi kanë rënë dakord me politikanët e tyre. 

Ndaj politikanëve të tille duhet angazhim frontal për të frenuar tradhëtinë e tyre. Para 105 vitesh ishim me të dobet por nuk u tall askush me ne. Sot jemi me të fortë dhe duhet ngritur zeri në çdo anë të globit për të ndaluar këtë marrëzi. Se pari duhet të ngrihen njerëzit në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Trojet e Kosovës janë të gjitha shqiptare. Politika e opozitës ka rastin të mobilizojë qytetarët për të mos lejuar masakrën e radhës mbi trupin e Kosovës.