VIDEO/ UEFA zgjedh golin më të bukur të sezonit në Champions League

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin për golin më të bukur të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi portugez u shpall fitues me golin e bukur me gërshërë kundër Juventusit.

Pas “kryeveprës” të gjithë tifozët e Juventusit u ngritën në këmbë dhe duartrokitën supergolin e CR7-ës.