Man.United merr vendim për të ardhmen e Mourinhos

Pas humbjes turpëruese përballë Tottenhamit, bordi drejtues i Manchester United do të vazhdojë ta mbështesë trajnerin e skuadrës, Jose Mourinhos.

“Special One” e ndryshoi plotësisht 11-shen titullare duke zgjedhur të luante me formacionin 3-3-3-1, në të cilën Herrera, mesfushor defansiv, luante në pozicionin e mbrojtësit të krahut të djathtë, raporton The Guardian.

Pas humbjes kundër Brightonit javën e kaluar, përgjigja e Mourinhos, sa i përket performancës së skuadrës, ishte mjaftueshëm e mirë për bordin drejtues, dhe për këtë arsye ata nuk dëshirojnë ta shkarkojnë portugezin.

Skuadra e Mourinhos do të përballet me atë të Burnleyt të dielën dhe pastaj do te ketë një pushim të shkurtë për shkak të ndeshjeve në Ligën e Kombeve.