Gundogan i del në krah Ozilit: 'Racizmi e largoi nga kombëtarja gjermane!

Pas dështimit në Botëror të Gjermanisë ka pasur një përplasje të madhe ndërmjet Ozilit dhe Kombëtares se Gjermanisë.

Ilkay Gundogan është mërzitur për largimin e Mesut Ozil nga Kombëtarja gjermane, ndërsa ka thënë se “racizmi” ka ndikuar që ai ta merrte këtë vendim.

 “A ishte motivuar ai nga ofendimet raciste? Ju po me tregoni! A nuk është raciste kur politikanët gjerman shkruajnë për këtë në facebook: 25 gjerman dhe dy q....të dhive?”, ka thënë lojtari i Manchester City për Funke Sport.

“Kjo është ajo që ne e quajmë racizëm. Pavarësisht kësaj kjo nuk do të thotë që të gjithë njerëzit në Gjermani janë racista – jo aspak. Pothuajse gjysma e jetës sime ka përvoja shumë të mira në Gjermani. Dua ta them shumë të qartë këtë. Por, ka njerëz të cilët politikisht e kanë përdorur këtë foto për veten e tyre. Në këtë kontekst, kufijtë e racizmit pjesërisht u tejkaluan”.

Gundogan po ashtu ka mohuar fjalët që lojtarët me prejardhje të huaj në Gjermani kishin formuar “Kanaken” e tyre – një term degjinerues për turqit në Gjermani që përdoret edhe për disa komunitete – një klikë në Rusi që funksiononin si të ndarë.

“Natyrisht, kishte pak humor këtu në disa postime që ne bëm në Instagram. Por, kjo është normale, që ne ishim aty dhe në njëfarë forme ishte pozitive”, tha ai.

“Por, kjo ishte vetëm argëtuese dhe definitivisht nuk ka të bëj me racizëm! Në Botërorin e 2014, ‘Die Mannschaft’ ishin shokët më të mirë, pas zhgënjimit në Rusia 2018, kishte biseda në disa grupe të ndara edhe pse kjo për shkak se kishte lojtarë të ri. Por, u ekzagjerua dhe nuk ka asgjë të vërtetë”.

“Në terma sportiv,, mendoj se është keq që Mesut është larguar. Ai ka bërë shumë për futbollin gjerman. Është humbje për këtë skuadër. Mesut ka bërë shumë dhe ka ndikuar edhe në personalitetin tim. Ai ishte një prej arsyeve pse unë luajta për Gjermaninë. Normale që ndihem i mërzitur!”.

Gundogan dhe Ozil, të cilët kanë prejardhje turke, u kritikuan për shkak se vizituan presidentin e Turqisë, Recep Erdogan.