VIDEO/ Bllokohen ananas të mbushura me 67 kg kokainë

Policia spanjolle ka zbuluar rreth 67 kg kokainë të fshehur në frutat e ananasit në një tregu në Madrid.

Deri në një kilogram kokainë ishte paketuar në cilindra të veçantë, të veshur me dyllë dhe një mbulesë me lëvozhgën e ananasit në Kosta Rika përpara se të mbërrinin në kryeqytetin spanjoll të dielën.

Shtatë persona, tre në Madrid dhe katër në Barcelonë, janë arrestuar me dyshimin për trafikim.

Policia tha se dylli është përdorur edhe për të fshehur drogën dhe për të shmangur zbulimin e saj.

Zyrtarët e përshkruan ananasit si, "Të zbrazur plotësisht dhe të mbushur me cilindra kompakt dhe çdo frut përmban 800 - 1.000g kokainë".