Sulm me armë në Lezhë, 1 i plagosur! Detajet

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë, ku është qëlluar me armë ndaj shtetasit Arben Gjini, i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe në një në shpatull.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Nga policia ende nuk ka njoftim.