VIDEO/ Therja me thikë në Shkodër, identifikohet fqinji i arratisur vrasës

Një vrasje mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur, "Ura e Thive". Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Burimet bëjnë me dije se është vrarë me thikë Prendush Fushaj, 54 vjeç.

Autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi Fred Pëllumbi. Mësohet se Fusha dhe Pëllumbi kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin. Pas një konflikti të çastit, autori e ka qëlluar me thikë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Dy shtetasit kishin prej kohësh konflikte me njëri-tjetrin dhe mbrëmjen e sotme kanë debatuar dhe më pas, autori ka marrë thikën dhe e ka qëlluar. Në polici ndodhen familjarët e autorit dhe viktimës që po pyeten për arsyet e konfliktit.