Pas humbjes me Torinon dënohen lojtarët e Interit

Interi ndryshe nga sa pritej është ndalur me vetëm një barazim të përkthyer në një pikë kundërTorinos. 

Loja e Interit që këtë sezon është rikthyer në Champions League, në dy ndeshjet e luajtura deri më tani janë bërë shumë gabime, të pafalshme dhe pse është përforcuar ndjeshëm këtë verë, të paktën në letër.

Inter i drejtuar nga Luciano Spalletti pas këtyre dy "dështimeve" duket se do të përqëndrohet fuqishëm në stërvitje dhe nuk do të ketë asnjë ditë pushim. 

Trajneri Spalletti ka qënë ai që ka anuluar pushimin e së hënës, duke i thirrur të gjithë lojtarët në fushë për të përgatitur ndeshjen kundër Bologna-s, që është sfida më e lehtë në letër nga 3 të parat e kampionatit, por që tashmë bëhet një finale, sepse nëse nuk vjen sërish fitorja, situata është shumë më e rëndë nga sa mendohet.