Stuhi e fortë në Durrës, dy vinça në port rrezikuan përplasjen

Stuhia e fortë që shoqëroi Durrësin gjatë natës, ka rrezikuar që të përplasë 2 vinça në portin e Durrësit.

Si rezultat i fortunalit që zgjati 20 minuta, njëri nga vinçat e ngarkim-shkarkimit është spostuar rreth gjysmë metri. Vinçat duhet të ishin të siguruar nga Autoriteti Portual pasi kanë rrezikuar të përplasin 2 jahte të turistëve të ankoruar.

Ndërkohë, qytetarët raportojnë pranë redaksisë së “DurrësLajm”, se gjatë natës janë shkaktuar dëme të ndryshme në qytet për shkak të stuhisë së fortë që ka thyer vazo e objekte të tjera në rrugë.