Pacolli 'qetëson' shqiptarët: S'ka ndarje të Kosovës!

Ministri i jashtëm i Kosovës dhe Zv.Kryeministri Behgjet Pacolli është përpjekur të 'qetësojë' shqiptarët në të dy anët e kufirit se nuk ka ndarje të Kosovës. Reagimi ka ardhur pas debateve të shumta të shpërthyera në media dhe politikë për të ashtuquajturin "korrigjim të kufijve" me Serbinë, shprehje që Pacolli nuk e përmend.

Në shënimin e tij, Pacolli kthen përgjigje vetëm për atë që po cilësohet si "ndarje" e Kosovës.

"Jo ndarje e Kosovës - shkruan Pacolli në Fb. - Shoh se shumë qytetarë aktualisht janë të shqetësuar për një të ashtuquajtur "ndarje" të Kosovës. Vendi ynë është mjaft i ndarë. Nuk ka asnjë mundësi për ndarjen e mëtejshme të territorit tonë. Unë mendoj dhe shpresoj se asnjë udhëheqës shqiptar nuk do të ishte aq naiv,|" përfundon ai. 

MESAZHI NE FACEBOOK: