Vettel fiton në pistën e çmendur të SPA, kampionati hapet përsëri

Sebastian Vettel është fituesi i Çmimit të Madh të Belgjikës. Piloti gjerman i Ferrarit kreu një garë fantastike në pistën e Spa, duke ngushtuar diferencat me liderin e kampionatit, Lewis Hamilton në 17 pikë dhe rihapur kështu sfidën titull në Formula 1. Vetëm vendi i dytë për liderin e kampionatit, Lewis Hamilton ndërkohë që podi u plotësua nga "Red Bull-i" i Verstappen. Në klasifikimin e përgjithshëm vijon të kryesojë Hamilton me 231 pikë, i ndjekur nga Vettel me 214 pikë.  

Në SPA, gara nisi praktikisht me një aksident, ku të përfshirë ishin tre makina.Piloti i McLaren, Fernando Alonso, që i goditur nga prapa nga Nico Hulkenberg, ka "fluturuar" mbi Sauberin e Leclerc, por për fat të mirë asgjë më shumë. Të tre pilotët u tërhoqën pas incidentit, ndërsa Daniel Ricciardo dhe Kimi Raikkonen pësuan dëme serioze në makinat e tyre, që i detyroi dy pilotët të tërhiqeshin në xhirot më pas. 

Kjo është fitorja e 52-të e Vettelit në karrierë, e pesta e tij në këtë sezon, fitorja e tij e tretë në Spa dhe Ferrari i parë në Belgjikë që nga viti 2009, kur Kimi Räikkönen ishte fitimtar.  Kampionati kryesohet nga kampioni në fuqi, Lewis Hamilton me 231 pikë, i ndjekur nga Sebastian Vettel me 214, ndërsa tashmë kampionati mund të cilësohet sërish i hapur.