Sulmi në Florida, plagoset 19 vjeçari shqiptar. Ja emri

Një 19-vjeçar shqiptar është në mesin e të plagosur në sulmin me armë gjatë kampionatit të video-loujërave në  një restorant dhe bar sportiv në Xhaksonville të shtetit të Floridas.

Fituesi i videolojrave të vitit 2017 në Florida, Drini Gjoka, i cili jeton në Washington DC ka treguar përmes rrjetit social twitter se ai ka qenë në turne dhe ka marrë një plumb në gisht të dorës.

I riu ka arritur të largohet ndërsa duke shkruar live në Twitter, e ka përshkruar ngjarjen si ditën më të keqe të tij.

“Dita më e keqe e jetës sime. Nuk do të marrë asgjë si të sigurt asnjëherë në jetë. Jeta mund të ndalet në një sekondë. Jam i lumtur. Plumbi goditit vetëm gishtin tim”, është shprehur ai.

Në fund ai shkruan: Nëse nuk u kam thënë ndonjëherë, po ua them tani, sa ju dua djem!

Mediat e huaja njoftojnë se 11 individë janë qëlluar me armë zjarri ndërsa dëshmitarët njoftojnë për katër të vdekur.

Policia e qytetit thotë se zona po trajtohet ende si skenë aktive krimi.

Pamje të mediave lokale kanë shfaqur ambulanca, zjarrfikës dhe zyrtarë policorë në skenë të sulmit, derisa rrugët tashmë janë të bllokuara.

Të shtënat janë dëgjuar edhe në një video që ka shfaqur ngjarjen online.