FOTO/ Ndërron jetë këngëtari i njohur

Vokalisti i grupit “We came as romans”, Kyle Pavone vdiq në moshën 28 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesja e grupit Amy Sciaretto, që konfirmoi se ai ndërroi jetë në moshën 28 vjeçare, shkruan CNN.

“Humbja tragjike e Kyle erdhi shumë herët. Të gjithë jemi të shkatërruar nga vdekja tij. Ne kemi humbur buzëqeshjen tij, sinqeritetin e tij, shqetësimin e tij për të tjerët, dhe talentin e tij mbresëlënës muzikor.”, shkruan në njoftimin e grupit.

Kylie Pavone dhe “We Came As Romans” performuan në “Rock On The Range Music Festival”, në Ohajo, gjatë muajit maj.

Shkaku i vdekjes së rokerit nuk u bë i ditur menjëherë. Grupi planifikonin të performonin në turne me grupin “Rock Bullet”, gjatë muajit të ardhshëm.