Ngjarja tragjike në Fier/ Arrestohet drejtuesi i mjetit që u mori jetën dy kushërinjve! Emri

Është shoqëruar në polici,arrestuar, drejtuesi i mjetit,  i cili shkaktoi aksidentin mbrëmjen e sotme në fshatin Arapaj të Roskovecit në Fier.

Drejtuesi i mjetit Amarildo Çalamani është shoqëruar në polici për të dhënë detajet mbi shkaqet e aksidentit, ku humbën jetën dy kushërinjtë, Amarildo dhe festim Dogani. Ndërkohë që ka mbetur i plagosur Martin Dogani 22 vjeç, i cili ishte bashkë me dy viktimat.

Çalamani është larguar nga vendngjarja menjëherë pasi bëri aksidentin.