Dejvi Bregu: Te Skënderbeu kam patur gjithçka të thjeshtë

Duket sikur nuk është sezoni i parë juaji te Skënderbeu…

Skënderbeu ka një ritëm më shumë. Që kur kam ardhur gjërat më janë bërë më të thjeshta. Dua të falënderoj të gjithë pjesëtarët e skuadrës së Skënderbeut për pritjen që më kanë bërë. Ka qenë shumë e lehtë prej tyre.

A pret se mund të grumbullohesh me kombëtaren

Mendoj vetëm të bëj mirë këtu ku jam. Klubi dhe menaxheri im shpresoj të më ndihmojnë që të shkoj në një ekip më i madh në Europë.

A synon të shpallesh golashënues më i mirë.

Ambiciet janë të fitoj më shumë si kolektiv, pastaj të arrij objektiva personalë.

Ku mendoj se do të luash pas përvojës te Skënderbeu, ke ndonjë plan?

Pretendoj të shkoj atje ku e ka shkruar Zoti. Skënderbeu është trampolina më e mirë për të vendosur rrënjë në një ekip europian. Atje ku do të shkoj, dua të luaj.