Në mbyllje të kampingut, të rinjtë e LRI pastrojnë Gjirin e Jalit

E kanë përfunduar, ashtu dhe siç e kanë nisur të rinjtë e LRI-së kampingun e tyre të pervitshëm në Gjirin e Jalit.

Në përfundim të këtij aktiviteti 5-ditor, të rinjtë e LRI-së janë angazhuar për pastrimin e mjedisit dhe plazhit në Gjirin e Jalit, duke ofruar një model shumë të mirë të angazhimit në komunitet dhe duke kontribuar për një mjedis sa më të paster, në një nga zonat më të njohura të turizmit në vend.