Tre burra ‘arratisen’ në shtëpitë, gratë kërkojnë ndihmën e Policisë

Tre burra janë larguar nga banesat e tyre. Njoftimet zyrtare ët Policisë, saktësojnë se për dy prej tyre, janë bashkëshortet që kanë denoncuar, “zhdukjen”, ndërsa ëpr të tretin, denoncimin e ka bërë babai.

Mësohet se dy rastet e zhdukjes së bashkëshortëve, janë denoncuar në Shkodër, ndërsa i djalit, në Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër – Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

  • Më datë 24. 08. 2018, shtetësia M. M., vjeçe 38, banuese në fshatin Dobraç, Shkodër, kallëzon se, më datë 23. 08. 2018, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti A. M., vjeç 47. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër – Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

  • Më datë 24. 08. 2018, shtetësia S. H., vjeç 45, banuese në fshatin Myselim, Postrribë Shkodër, kallëzon se, më datë 23. 08. 2018, i është larguar nga banesa bashkëshorti G. H., vjeç 56. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë

  • Më datë 24. 08. 2018, shtetasi S. G., vjeç 34, banues në Tiranë, kallëzon se, i është larguar nga banesa djali I. G., vjeç 37, banues në Tiranë. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.