Kruarja e hundës konsiderohet një gjest i pështirë, por pas këtij lajmi do ndryshoni mendim

Konsiderohet si gjest jo i mirë dhe për shumë persona që ju rrethojnë i pështirë. Po flasim për kruarjen e hundëve. Ky gjest është bërë edhe objekt studimesh së fundi.

Sipas një hulumtimi, edhe pse konsiderohet gjest i shëmtuar, duket se kruarja e hundëve sjell disa të mira për shëndetin tonë.

Madje një profesor i biokimisë në Universitetin e Saskatçevës thotë se gëlltitja e tyre na ndihmon me një lloj imuniteti.

Edhe pse duket mjaft e pështirë, ai shprehet i bindur se kjo mukozë të ndihmon për mbrojtjen e dhëmbëve, duke sulmuar bakteret. Por, efekti bëhet nëse gëlltiten.

Ndërkohë profesori Friedrich Bischinger, një specialist i mushkërive, thotë se nuk duhet të ketë turp për të mbledhur mukusin nga hundët tona, sepse mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të forcuar sistemin tonë imunitar./

Gjithesesi pavaresisht nga zbulimi i shkencës, ai mbetet nje veprim i pështirë .