FOTO/ Aksidentoi për vdekje turisten italiane, arrestohet drejtuesi i mjetit në Sarandë. Emri

Drejtuesi i makinës në aksidentin me pasojë vdekjen e turistes italiane u arrestua.

Ai është Fatmir Rumani, 52 vjeç, nga Saranda. Sipas policisë, të premten në rrugën Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor” Rumani duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me motomjetin tip “Piaggio” me drejtues një italian 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, duke marrë mjekim më të specializuar.

Si pasojë e kësaj përplasjeje ka humbur jetën shtetësia italiane 64 vjeçe, e cila ishte pasagjere në motor. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Komisariati Policisë Sarandë

Arrestohet në flagrancë shtetasi F. R., 52 vjeç, banues në Sarandë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij për ngjarjen e djeshme ku konkretisht më datë 24. 08.2 018, në aksin rrugor Sarandë - Ksamil, në vendin e quajtur "Hidrovor" ky shtetas duke drejtuar automjetin tip "Ford", është përplasur me motomjetin tip "Piaggio" me drejtues shtetasin italian G. S., 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë duke marrë mjekim më të specializuar. Si pasojë e kësaj përplasjeje ka humbur jetën shtetësia italiane M. S., 64 vjeçe, e cila ishte pasagjere në motomjet.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" neni 290 i Kodit Penal.