FOTO/ Kryeminstri Rama, me avion privat drejt Italisë për të parë Juven

Kryeministri Rama menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në Vlorë ka ardhur në Tiranë me helikopter dhe është nisur drejt Torinos në Itali.

Arsyeja? Ndeshja Juventus – Lazio.

Ky informacion është bërë publik në rrjetet sociale nga deputeti demokrat Edi Paloka.

Ja cfarë ka shkruar konkretisht Paloka

Pak minuta me pare , ekzaktesish me 13.44 , kryeministri i vendit me te varfer ne Evrope, pasi ka mberritur ne aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopter Cougar, eshte nisur per ne Torino me nje charter tip Cesna 550, te Serbise YUBTB. Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio qe zhvillohet ne oren 18.00 Kushdo qe e ka mundesine, gazetare ose jo, le ta verifikoje.