Nëse ke pamje horri, garipi, hutaqi, as mos prit...

E tmerrshme!

Nuk të jep njeri faturë korrektësisht në mjaft pika shitjeje ose shërbimi.

Por, nuk është kjo kryesorja.

Të hetojnë me sy, çfarë je,

Inspektor i fshehur,
Llapaqen,
Grindavec,
Qytetar naiv,

Atëhere ta japin faturën me nje shikim sikur i ke vjedhur.

Brutale.

Nëse ke pamje:

Horri,
Garipi,
Hutaqi,
I përgjumur, 
Gjysbudallë,

As mos prit faturë.

Sa të egër janë berëëëë!

Ku e ke faturen mooo? - pyeta një kamarier aty afër ambasadës zviceriane.

Uuuuu, e kam lënë te bufetierja!

O pika bufetjeres!

Kur i pyet:

Po na falimentojnë taksat!
Shteti na merr taksa po nuk kryen detyrimet e anasjellta.

Të gjithë vjedhin mooooo! Trapa jemi ne të japim djersën tonë?

Besimi social në fund të këmbëve.

Ku po shkoooojmëëëë?