FOTO/ Shkolla shqipe në Dardhë shpallet Monument Kulture

Shkolla shqipe në Dardhë, shpallet Monument Kulture i Kategorisë së I-re, për vlerat historike, kulturore dhe arkitekonike që mbart.

Shkolla e parë në Dardhë u përfundua së ndërtuari dhe ne gusht të vitit 1925 u organizua ceremonia e inagurimit të shkollës, njofton DRKK Korçë.

Shkolla u vendos të ndërtohej në truallin e zënë nga hani dhe shklla e djemve dhe e vajzave, pas prishjes së tyre. Mjediset e godinës së shkollës ndër vite kanë shërbyer jo vetëm si shkollë, por edhe si mjedis për aktivitet kulturor dhe artistik. Ndërtesa e shkollës është e rëndësishme edhe për historinë e arkitekturës të periudhës te shek. XX, pasi ndërtesa e re është vazhdim i ndërtimeve të tjera të fshatit. Në aspektin arkitekotinik ndërtesa ka gjithashtu vlera pasi ajo është projketuar që në fillim si shkollë, me një arkitekt dhe një konkurs të zhvilluar për projektin e kësaj ndërtese. Gjithashtu edhe vendosja e ndërtesës së re pranë kishë së Shën Gjergjit krijon një qëndër të rëndësishme kulturore, edukative.

Projekti i shkollës mban emrin e ing. Josif Adamit, i cili ka qënë inxhinier në Prefekturën e Korçës. 

Së pari, ngritja e një ndërtese të re në Dardhë nuk mund të shihet si një rast i shkëputur, por si vazhdë e një zhvillimi të pandërprerë të urbanistikës dhe arkitekturës së fshatit. 

Në studimet historiografike janë venë në dukje transformimet që ndodhen në jetën ekonomike dhe shoqërore të vendeve ballkanike, duke përfshirë dhe vendin tonë, gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX-fillimet e shek. XX. 

Nga fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX fillojnë e të ndjehen gjithnjë e më fort ndryshimet në fizionomine urbanistike të fshatit. Të ardhurat e nxjerra nga emigrimi u investuan kryesisht në ndërtimin e banesave, punishteve e dyqaneve, hoteleve e kafeneve dhe në punimet me karakter komunal: në shtrimin e rrugëve me kalldrëm, në sjelljen e ujit të pijshëm, në ndërtimin e çesmave etj.
K

jo periudhë solli gjithashtu ndryshime edhe në gjallërimin e jetës shoqërore të fshatit, me krijimin e një rrjeti të plotë tregtimi dhe shërbimi. Në fshat funksiononin një numër i madh punishtesh të hapura në lokale të veçanta ose në shtëpi, ku ushtroheshin zejet kryesore për të cilat kishin nevojë banorët e fshatit, si rrobaqepës, këpucarë, teneqexhinj, marangozë, sahatçinj, saraçë, kovaçë, e deri fotografë. Funksiononin gjithashtu dhe njësi tregtimi (bakallë), furra, kasapë, ëmbëltore, kafene, hane e hotele. 

Në vazhdim filloi të ndryshojë dhe mënyra e jetesës. Gradualisht u fut dhe upërhap gjerësisht një tip i ri banese, ku bëhen të ndeshme gjithnjë e më tepër tiparet e banesës qytetare.Së bashku me skemen kompozicionale ndryshon dhe koncepti i pajisjeve të brendshme. Vendin e orendive fikse, si hambarët, dollapet e murit, musandrat etj., e zenë mobiljet. Dhomat pajisen me tavane e me dysheme dërrase dhe shtrohen me qilima. Dritaret zmadhohen dhe pajisen me kanata xhami. Futen në përdorim sobat për ngrohje, ndërsa oxhakët kanë më tepër karakter dekorativ.
Në këtë kuadër të përgjithshëm urbanistiko-arkitektonik përfshihet dhe ndërtimi i shkollës së re.


Banorët e Dardhës, të mësuar tashmë me një menyrë jetese me kërkesa të larta kulturore, nuk mund të mjaftoheshin me zgjidhje të përkohëshme ose rastësore. Ata kërkonin një shkollë në një godinë të përshtatshme, të ndërtuar enkas për këtë qëllim. Kjo dëshmohet dhe nga një letër e Vëllazërisë Dardhare “Mbleta” nga Bostoni, e cila mbështeti financiarisht ndërtimin e shkollës,dërguar Prof. Spiro Kondes, me anë të së cilës kërkoninqë:
“Shkolla duhet të jetë me dhoma të lartra dhe me dritare të mëdha, me frona të rrallë dhe veç për çdo nxënës, i ndarë më dysh njëra për djemtë dhe tjetra për vajzat e ndarë brenda në tri ose katër dhoma,... qe do të jetë për shkollë dhe ... sallë mbledhje, provime etj. Duhet marë parasysh që shkolla të ngrohet me anë të një furre .... Vëç kësaj ju lutemi të merni nër sy (toilet) ... Më që këtë punë duhet ta mbarojmë këtë behar dhe në është e mundur vjeshtën që vjen të venë fëmija në shkollën e re”.

Kjo kërkesë mund të konsiderohet si parashtrim i një programi ndërtimor para sipërmarrësit apo arkitektit që do të ndërmerte projektimin e ndërtesës, që sot njihet me emërtimin “termat e referencës”.

Krahas vendosjes së programit ndërtimor, hasim dhe dy dukuri të reja për kohën: praninë e arkitektëve profesionistë dhe rritjen e gjinive atkitektonike, kësaj here, ndërtimin e institucioneve arsimore, siç ishin shkollat.

Dokumentacioni i kohës na njeh dhe me mënyrën e organizimit të ndërtimit. Sistemi i dhënies me porosi për prodhimin e elementeve të rëndësishme arkitektonike njiheshe që në atë kohë. Prodhimi dhe vendosja e dritareve dhe dyerve të shkollës u porosit tek marangozët e njohur korçarë, siç ishte dhe firma e Themistokli Ligor Koços e Co.

Sistem tjetër i njohur ishte dhënja në sipërmarrje e ndërtimit. Ndërtimi i shkollës iu besua sipërmarrësve, ose kallfëve siç quheshin atëhere, nga Progri. Sipas kontratës të nënshkruar nga komisioni për ngritjen e shkollës dhe kallfëve, këta të fundit do të zgjidhnin mjeshtra të zotë, ndërsa komisioni do të siguronte lëndën e ndërtimit. Është për t’u shënuar fakti se rolin e mbikqyrësit apo supervizorit të sotçëm e kishtekomisioni për ngritjen e shkollës, i cili i rezervonte vehtes të drejtën, të konsakruar dhe në kontratat përkatëse, të mos mirte në dorëzim asnjë ndërtim të një cilësie të dobët ose në kundërshtim me kontratat.

Tablonë e mënyrës së organizimit të ndërtimit në atë periudhë e plotësojnë çmimet e realizimit të proceseve të punës. Ato janë të përcaktuara qartë që në kontratë. Kështu gjejmë çmimet për një dritare, portë apo portë të jashtme, çmimi për 1 m3 ndërtim, por dhe për punime të veçanta, si p.sh. çmimin për punimim e qosheve të ndërtesës, kornizave të dritareve, bazamakëve të shkallës, detaje këto të punuara me gurë të gdhendur etj.

Gjatë shfletimit të materialit dokumentar ndeshemi dhe një koncept mjaft të përparuar përsa i përket shfrytëzimit të ndërtesës, i barasvlevfshëm me konceptin e sotshëm të “rijetëzimit të monumenteve”. Përveç funksionit të shenjtë të edukimit dhe arsimimit të fëmijve, funksionet e propozuara nuk duhet të binin ndesh me këtë funksion primar. Ata duhet të kishin karakter kryesisht kulturor, funksione të mara jo në mënyrë arbitrare, por mbas një diskutimi dhe vendimmarrjeje të gjerë dhe të formuluara në këtë mënyrë:

Ndërtimi i shkollës pranë kishës së Shën Gjergjit, me funksionet e saj ndihmoi në krijimin e një qendre të re shoqërore në pjesën e sipërme të fshatit me karakter shpirtëror, edukativ e kulturor. Koleksioni i fotove te fotografit të shquar dardhar, Thimi Raci, na e pasqyron më së miri aktivitetet e dendura që zhvilloheshin në këtë qendër. Aty janë celebruar martesat, janë festuar përvjetorët e festave kombëtare, janë demonstruar zejet e ndryshme, është vallëzuar e gëzuar e shumë aktivitete të tjera./Bibliografia: Pirro Thomo (Kumtesë)