Coman prish festën e Bayern, mësoni dëmtimin e rëndë të francezit

Edhe pse fitoi me rezultatin 3-1 kundër Hoffeinheim për Bayernin nuk ka festë. Shkaku për mosfestimin e skuadrës gjermane është dëmtimi i rëndë që pësoi mbrëmë.

Coman u dëmtua në fundin e pjesës së parë ku u detyrua të lërë lojën dhe më pas u zëvendësua nga Robben në minutën e 4 shtesë të pjesës së parë.

Bayern konfirmoi se dëmtimi i Coma është serioz dhe ai ka pësuar disa probleme më ligamentet bë gju. Ky dëmtim pritet ta lërë për një periudhë të gjatë jashtë fushave sulmuesin e krahut.

Një startim i keq edhe për Coman ku këtë vit ishte favorit për të qenë pjesë e formacionit të parë, duke e mposhtur hollandezin Robben.