Basha i përgjigjet ashpër Ramës: Ke blerë gjykatës, prokurorë, gazeta e TV

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama, i quajti mediet ndërkombëtare si ‘Shtëpi publike’.

Përmes një postimi në twitter, Basha shkruan se Rama ka blerë, prokurorë, tv, ambasadorë dhe gjykatës me paratë e drogës.

Sipas tij Rama ka kapur çdo gjë në vendin tonë, por jo popullin para së cilit do japë shumë shpejt llogari.

Ja postimi i Bashës:

Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari para tij. Shumë shpejt.