Spahiu: Modeli ekonomik i Rilindjes, deshtim spektakolar, rrezikojmë rregjim diktatorial

Deputeti i LSI-se, Perparim Spahiu i është bashkuar bashkebisedimit me të rinjtë e LRI-se në Kampingun e Jalës.
Sipas tij modeli Ekonomik i Rilindjes është deshtim spektakolar. Modeli i taksave te larta, qe pervecese nuk realizoi të ardhura me të shumta, penalizoi biznesin në Shqipëri. Gjithashtu Shqipëria humbi shanset që të ishte vend atraktiv për investitoret e huaj.

Në Shqipëri, jo vetëm që nuk pati investime të huaja, por disa prej tyre ekzituese, u detyruan të mbyllin aktivitetin dhe të largohen nga vendi, tha deputeti i LSI.  
Eshtë një këmbanë alarmi mungesa e konkurrueshmerisë dhe kontrolli ekonomik i vendit nga një grup njerezish të ashtuquajtur oligarkë. Deshtim spektakolar gjithashtu persa i takon politikave sociale, ku me një të rënë të lapsit, kryeministri hoqi nga skema e ndihmes ekonomike qindera familje të varfera shqiptare.

Qeveria me arrogance rrezoi statusin e Minatorit, vijoi Spahiu në fjalen e tij me të rinjtë e LRI , pa iu dhimbsur aspak këta të fundit, edhe pse në 2009-en kishte një marrëveshje direkte me ta, që me ardhjen në pushtet statusi do ishte gjëja e parë e miratuar. Kryeministri e ka kthyer Parlamentin thjesht në një noter të vendimeve të veta. I tillë qe rasti i Statusit të Minatorit, por dhe mjaft vendime të tjera, deri në antikushtetuese, ku askush nuk mund të ngrihet kundra vendimit të Rilindjes.

Vendi rrezikon rregjim diktatorial, lëshoi alarmin Deputeti i LSI, ku një njeri kontrollon dhe merr vendime për gjithçka. Qeveria është pa strategji përsa i përket investimeve direkte në Ekonomi, investime që absolutisht do ishin me kosto më të vogla, se sa ato të dhëna privateve me oferta të pakërkuara me koncensione dhe PPP.