Efekti Ronaldo/ Parma - Juventus, të gjitha biletat shiten brenda 24 orëve!

Parma u rikthye në Serinë A këtë sezon, pasi bëri një kapërcim të jashtëzakonshëm, ku brenda 3 vitesh kaloi nga Seria D, në ligën elitare italiane.

Këtë javë Parma do të luajë në transfertë ndaj Spalit, një skuadër me të cilën do të rivalizojë direkt për të mbijetuar në Serinë A.

Në stadiumin “Tardini” do të zbresë Juventusi, bashkë me Cristiano Ronaldon, ndërsa njoftimet nga klubi thonë se janë shitur të gjitha biletat e nxjerra në shitje deri tani.

Pavarësisht rritjes së çmimit, tifozët kanë blerë të gjitha biletat e vëna në dispozicion brenda një ore, ndërsa nesër klubi do të nxjerrë në shitje edhe rreth 2000 bileta të tjera në anësore, që gjithashtu pritet të mbarohen brenda pak minutave, për të mbushur plot e përplot stadiumin.

Ky interes është i ngjashëm ne atë të “Bentegodit” në javën e kaluar, ku Chievo dyfishoi çmimet e biletave dhe arriti të mbushë plot stadiumin, në sfidën ku CR7 bëri edhe debutimin zyrtar në Serinë A.