Aksident i rëndë në Ksamil, dyshohen turistë: vdes gruaja, burri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë thuhet se ka ndodhur në rrugën Çukë - Ksamil, afër Manastirit. Qytetarë po shkruajnë në adresën e Syri.net se aksidenti është i tmerrshëm dhe së paku nje person ka humbur jeten. Në aksident janë përfshirë një motor ku udhëtonin dy turistë të huaj dhe një makinë. Dyshimet e para janë se viktima janë dy turistët, një burrë dhe një grua.

Gruaja ka ndërruar jetë, ndërsa burri është në gjendje të rëndë. 

Nuk dihet ende identiteti i tyre dhe rrethanat si ka ndodhur; policia dhe ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes pranë hidrovorit.