Aksident i rëndë në Shkup, plagosen disa persona

Në udhëkryqin në rrugët “Aminta e Tretë” dhe “Orce Nikollov” në “Debar Mëhallë” në Shkup, mëngjesin e sotëm ka ndodhur aksident, në të cilin ka persona të lënduar.

Në aksident janë përplasur vetura “Fiat linea” dhe “Citroen CZ”. Personat e lënduar me veturën e Ndihmës së Shpejtë janë transferuar në Klinikat e Shkupit.

Në vendin e fatkeqësisë kanë qenë të pranishme automjetet e Njësitit kundër zjarreve. Ndërkohë që qarkullimi është ndërprërë përkohësisht.