Zbardhen detajet, si rrezikoi mbytjen vajza 5-vjeçare ndërsa pushonte me familjen në Ksamil

Vajza 5-vjeçare me inicialet A. H., banore e Tiranes ka rrezikuar që të mbytet sot në det. Ngjarja ka ndodhur pasdite në Ksamil ku fëmija, ndodhej me familjaret e saj për t’u larë.

Menjëherë është dërguar në spitalin e Sarandës ku i është dhënë ndihma e parë.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës fëmija nga uji që ka marrë ka pasur pneumoni aspirative por gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

Për mjekim më të specializuar fëmija është transportuar me helikopter drejt spitalit në Tiranë.