Qeshni me lot! Në këtë fshat burrat dhe gratë nuk flasin të njëjtën gjuhë

Në Ubang, një komunitet bujqësor në jug të Nigerisë, burrat dhe gratë thonë se flasin gjuhë të ndryshme. Ata e shohin këtë ndryshim unik si “një bekim nga Perëndia”, por ndërsa shumë të rinj largohen për kullota më të gjelbërta dhe gjuha angleze bëhet më e popullarizuar, ata shqetësohen se kjo gjuhë e ndryshme nuk do të mbijetojë.

I veshur me një veshje tradicionale me ngjyrë të ndezur, shefi Oliver Ibang i thërret dy fëmijët e tij të vegjël për të demonstruar gjuhët e ndryshme.

Ai mban një patate të skuqur dhe i kërkon vajzës së tij t’i tregojë si quhet. Pa hezituar, ajo thotë:Është ‘irui’”Por, në gjuhën e meshkujve të Ubang, kjo fjalë është “kripë”.