VIDEO/ Kur të merr në qafë droni, monitorimi nga ajri, e pësojnë 74 shoferë

Vetëm pak ditë më parë u bë me dije nga ana e policisë se rrugët kryesore ne vend do të monitoroheshin me dron për të shmangur shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve.

Sot në një video të shpërndarë në Facebook, policia tregon se  janë ndëshkuar 74 shoferët e parë, pasi shkelja e tyre është evidentuar nga droni.

Gjithashtu policia bën me dije se monitorimi do të vazhdojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit.

Ja njoftimi plotë i policisë:

Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve me DRON.

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka vijuar në qarkun Berat monitorimin me DRON për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masë administrative 74 drejtues mjetesh, nga këta 34 për OASH.

Monitorimi do të vijojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit.