Media e madhe amerikane dekonspiron Donald Lu: Bënte si CAR në Shqipëri, për të mbrojtur Edi Ramën

Gazeta e madhe amerikane, “Washington Times”, nëpërmjet një editoriali ka qartësuar të gjitha ato “enigma” që kanë qarkulluar në opinionin publik shqiptarë, për sjelljen e “çuditshme” të ish-ambasadorit Donald Lu, në raport me qeverinë Rama.

Kujtojmë se Lu nuk e ngriti asnjëherë zërin, për ndërmarrjen më kriminale që kishte parë ndonjëherë Europa, të ngritur me viston dhe mbikëqyrjen e qeverisë, siç ishte kanabismi i vendit veçanërisht në vitet 2016-20107. Por jo vetëm për këtë…

Në shkrimin e saj “Washington Times”, thotë se ambasadori Lu sillej dhe funksiononte në Shqipëri si një CAR dhe mbështeste një qeveri të inkriminuar, nën axhendën e Xhorxh Soros.

 “Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë. Ne kemi dokumentuar me herët qendrimet e çuditshme të këtij ambasadori.

Mandati i zotit Lu si ambasador përfundoi kohët e fundit dhe në mënyrë interesante u emërtua në ambasadën e Kirgistanit, një situatë që kërkon analiza të mëtejshme në një artikull tjetër”, shkruhet mes të tjerave në artikullin në fjalë.