FOTO/ Presidenti Nishani vendos datën, ja kur do zhvillohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar datën kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Me më një dekret që ka hyrë në fuqi menjëherë, Presidenti ka vendosur që data e zgjedhjeve të jetë 18 qershor 2017.

Dekreti i plotë i Presidentit Bujar Nishani:

Në mbështetje të nenit 92 shkronja "gj" dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit     nr. 10019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar,                           

Dekretoj

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 18 qershor 2017.                        

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 9883

Tiranë më 05.12.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI