Në vit pasi vrau në Gjermani, vrasësi kapet në aeroportin e Milanos tek kthehej në Shqipëri

Një djalë shqiptar 23-vjeç ishte gati duke u nisur nga aeroporti italian Malpensa për në Shqipëri, pasi ishte kryer një vrasje në Gjermani. Ai akuzohet se kishte vrarë një vajzë 18 vjeçe, së cilës kishte dashur t'i vidhte shtëpinë. Ngjarja ndodhi një mesditë, në janar 2017; vajza e pa hajdutin dhe dha alarmin, por ai e sulmoi dhe e plagosi me thikë. Ajo vdiq në spitalin e Aachen prej plagëve që mori. 

Hajduti i kësaj ngjarjeje, vrasësi i vajzës, guxoi të martën të paraqitej në sportel i qetë në aeroportin e Milanos për t'u kthyer në Shqipëri, pasi sistemi italian e kishte "të pastër" në regjistra, por policia italiane kërkoi më thellë në regjistra dhe zbuloi se ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermani.

23-vjeçariu iu vunë prangat dhe u dërgua në burgun e Busto Arsizio, por do të ekstradohet drejt Gjermanisë së shpejti.