VIDEO/ Tmerrohen banorët! Një krijesë misterioze del nga deti

Tolstikova Lyubov, një vajzë ruse që jeton në pjesën lindore të vendit, ka zbuluar në plazh një krijesë shumë të madhe misterioze. Kafsha e cila ishte në fazë dekompozimi, peshon katër ton dhe është me shumë qime në ngjyrë të bardhë dhe kafe.

Sipas mediave lokale, kafsha ka përfunduar ne breg si pasojë e stuhisë në det.

“Ishte vërtetë e madhe, në fillim u tremba. Deri tani askush se di me saktësi se për çfarë bëhet fjalë,” ka deklaruar ajo për median lokale Lyubov.