Joao Mario në radarët e gjigandëve gjerman

Joao Mario në orbitën e Schalke 04. Mesfushori portugez i Interit nuk konsiderohet si një futbollist me potencial të madh te klubi zikaltër, me Marion që nuk ka arritur të bind teknikun Luciano Spalletti. 

25-vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim te klubi spanjoll, Real Betis, por sipas "Spox.com" Schalke mund të hyjë në garën për të nënshkruar me fantazistin. 

Sipas mediave gjermane, "Blutë Mbretërorë" janë futur në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Bayern Munich, Sebastian Rudy, por nëse kjo marrëveshje nuk materializohen, Schalke do hedh sytë nga ylli i Interit.

Zikaltërit do të preferonin një shitje të përhershme, por gjithashtu ata mund të binden ta lënë të lirë mesfushorin edhe në formë huazimi.