Sfida e re e Dele Alli-t është 100 herë më e vështirë se e para

Me siguri që qindra mijëra tifozë aktualisht janë duke parë video në Youtube për të mësuar sfidën e re të Dele Alli-t.

Sfida e parë ishte e lehtë, ajo u shfaq nga lojtari për të parën herë fundjavën e kaluar teksa festonte golin në ndeshjen e parë të sezonit. Por kjo e dytë me siguri që do t’ju marrë më tepër kohë derisa ta keni mësuar.

Një vit pas sfidës së parë, mesfushori i Tottenham ka postuar një tjetër foto në Instagram dhe e ka rritur ndjeshëm nivelin e lojës.

Kushdo që ia ka mësuar Dele Alli-t me siguri ka prishur mbrëmjen e shumë njerëzve që do të mundohen ta kopjojnë.

Pasditen e sotme, #DeleChallenge ka shkuar në një nivel komplet tjetër. Fat të mbarë ta mësoni.